Klint Çollaku publikon “Gënjen” dhe futet menjëherë në “The Top List”

Mediale Vip

Klint Çollaku publikon “Gënjen” dhe futet menjëherë në “The Top List”

Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:17
Klint Çollaku

Ai u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve në edicionin e fundit të “The Voice Of Albania” dhe duket se ai ka qenë zgjedhja e duhur pasi Klint Çollaku ka treguar talentin e tij në projektin e tij më të ri muzikor.

“Genjej” titullohet kënga e parë e Klintit, e cila ka ardhur e shoqëruar me një videoklip. Falë mbështetjes së madhe të fansave dhe komenteve pozitive, Klinti ka rrëmbyer menjëherë vendin e 53-të në klasifikimin e “The Top List”. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, talenti më i ri i muzikës shqiptare ka folur më shumë për këngën e tij të re.

Top Awards: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga pjesëmarrja në “The Voice?

Klint Çollaku: Mund të them shumë, me plot gojë, më dha eksperiencën që kisha nevojë të merrja dhe më dha vetëbesim.

Top Awards: “Genjej” është projekti juaj i parë me një videoklip? Si ka qënë për ty kjo eksperiencë?

Klinti: E vështirë dhe e bukur në të njëjtën kohë. Më pëlqeu shumë si eksperiencë dhe besoj se do jem më mirë në klipin tjetër.

TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin, klipin?

Klinti: Muzika nga Marsel Gunga, teksti nga 2Step dhe videoklipi nga “Sebastian Production”.

TA: Për cfarë flet kjo këngë?

Klinti: Kjo këngë flet për një “çift” që takohen vetëm për një natë dhe më pas nuk komunikojnë më ditën tjetër.

TA: Si është pritur ky projekt muzikor nga publiku?

Klinti: Shumë mirë me thënë të drejtën. Njerëzit e kanë klikuar dhe e kanë pëlqyer shumë në një kohë të shkurtër.

TA: Që në javën e parë të publikimit, jeni pjesë e “The Top List”, si ndiheni për këtë?

Klinti: Ndjej vlerësim nga ana e publikut që pa zgjatur shumë më votuan për në “The Top List”.

TA: Komplimenti dhe kritika më e çuditshme që keni marrë nga dikush?

Klinti: Ka shumë, e vështirë të specifikosh.

TA: Keni menduar ndonjë bashkëpunim?

Klinti: Po, jam duke menduar një bashkëpunim por si fillim të marri kohën e vetë kënga e re.

TA: Një mesazh për të gjithë ata që të kanë votuar për të qënë pjesë e “The Top List”?

Klinti: Ju falenderoj shumë të gjithëve, vazhdoni kështu, kam nevojë për mbështetjen tuaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat