Foto që i "kapi mat", Zerka vihet në siklet në lidhje me Ronelën!

Mediale Vip

Foto që i "kapi mat", Zerka vihet në siklet në lidhje me Ronelën!

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:58
Ronela Hajati dhe Young Zerka

Prej shumë kohësh përflitet se këngëtarët e shumë HIT-eve, Ronela Hajati dhe Young Zerka janë në një lidhje por gjithmonë e kanë mohuar.

Mirëpo sot i ftuar ne “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani, këngëtari është befasuar gjatë emisionit. Fatma i tregon një foto të siguruar nga intv.al teksa dyshja është kapur mat gjatë pushimeve në Santorini. 

E vetmja që e bëri publike pushimet në vendin fqinj ishte Ronela dhe kështu Fatma i thotë Zerkës se disa burime nga ‘Fun Day’ dyshja ishte bashkë. Young e mohoi duke thënë: Jo, ishte vetëm Ronela me shoqërinë e saj” por Fatma e la pa fjalë teksa i tregon foton ku Ronelës i shpëtoi detaji se ai dukej në reflektimin e syzeve të saj gjatë pushimeve në Santorini. I kapur në befasi, Zerka na tregon më shumë gjatë bisedës.
Zerka: "Çfarë detaji paske kapur!"

Fatma: "Ju pelqen te kapeni mat? Ju bezdisin kur ju kapin mat?" 

Zerka: "Jo s'me bezdisin"

Fatma: "E di si eshte puna, sa me shume ta mohoni, aq me shume do vazhdojne njerezit t'iu kapin mat"

Zerka: "Ne do zhdojme ta mohojme"

Ndërkohë Fatma e pyet se pse bëjnë këtë zgjedhje, Young na tregon se çdo gjë ka kohën e vetë, kështu që ia lenë kohës ta tregojnë, por me fjalët e tij më shumë dukej si një pohim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat