Modelingu në Shqipëri, Adrola Dushi: Nuk dinë të komunikojnë!

Mediale Vip

Modelingu në Shqipëri, Adrola Dushi: Nuk dinë të komunikojnë!

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:28
Adrola Dushi

Modelja bukuroshe Adrola Dushi vijon jetën e saj profesionale dhe personale mes Shqipërisë dhe Amerikës.

E ftuar në emisionin Elitë Show në T7, Adrola na tregoi për punën e saj në Amerikë si dhe ndryshimet e ndjeshme që ka ndjerë mes punës në Shqipëri dhe asaj në SHBA. Ajo theksoi se mes dy vende nuk ka aspak lidhje dhe se profesionalizmi në Shqipëri është shumë larg atij në SHBA.

“Nuk ka lidhje fare mes Shqipërisë dhe Amerikës si nga mënyrë që merr punën si në çastin kur publikohet spoti apo sfilata është komplet ndryshe  Amerika. Nuk flas vetë me klientët por agjensia ime që merret, këtu më duhet të merrem vetë, flas unë për gjithçka. Nuk mund të them se vlerësohet kjo punë,  nuk vlerësohet  aspak në Shqipëri. Atje vlerësojnë shumë punën, vlerësojnë shumë modelen. Këtu nuk dinë të komunikojnë të ofendojnë punën. Madje jam bërë gati të ndërpres edhe kontrata këtu për shkak se nuk dinë të komunikojnë,”-shprehet modelja e njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat