Gomez e kujdesshme me shëndetin, lë edhe alkoolin

Mediale Vip

Gomez e kujdesshme me shëndetin, lë edhe alkoolin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 07:20
Selena Gomez

Selena Gomez u rikthye në skenë ditën e shtunë kur këngëtarja Taylor Swift e solli si mysafire special në Rose Bowl.

Gomez e cila kaloi dy javë në një shtëpi rehabilituese si dhe iu nënshtrua transplantimit të veshkës, është duke u treguar tejet e kujdesshme për shëndetin.

Sipas burimeve të afërta me këngëtaren, Selena madje ka hequr dorë edhe nga alkooli.

Gomez ende është duke pranuar ndihmë nga “Privé-Swiss” në Connecticut, ku kishte kaluar dy javë rehabilitim.
Ajo ka treguar më pare që kishte probleme me ankthin dhe depresionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat