Vazhdojnë konfliktet mes Brad- Angelina Jolie!

Mediale Vip

Vazhdojnë konfliktet mes Brad- Angelina Jolie!

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:18
Brad Pitt, Angelina Jolie

Superylli, Angelia Jolie është e zemëruar se nuk mund t’i marrë fëmijët e saj jashtë SHBA-së per shkak të kujdestarisë se përbashkët që kanë me bashkëshortin.

Ajo është duke u përgatitur për të xhiruar “Maleficent 2”, ndërkaq tregon se procedura e kujdestarisë me Brad Pitt është duke vazhduar ende, shkruan DailyMail.

Aktorja 42-vjeçare po planifikonte të merrte gjashtë fëmijët e saj: Maddox, 16 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 11 vjeç, dhe binjakët nëntëvjeçarë Vivienne dhe Knox.

Megjithatë, thuhet se Jolie nuk mund t’i marrë fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar derisa ajo dhe Brad të kenë zgjidhur çështjen e divorcit.

Çifti tash një kohë janë në betejë, përfshirë se kush do merr kujdestarinë e tyre, që nga ndarja në vitin 2016, madje thuhet se Brad shkon një herë në javë në terapi pasi që dëshiron të jetë një baba i mirë për fëmijët e tij.

Çifti  Brad dhe Angelina janë një ndër çiftet më të pëlqyera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat