Këngëtarja shqiptare Baby G është mjaft aktive në rrjetet sociale, e shpeshherë edhe provokon me postimet që ajo bën.
Një gjë të tillë e ka bërë në postimin e fundit që ka bërë në “Instagram”. Ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke ngrënë. Deri këtu gjithçka në rregull, por janë fjalët që ajo thotë që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
“Nuk kam nevojë për një mashkull, për sa kohë kam ushqim dhe femra të bukura”, thotë ajo krah videos së postuar.