‘Dashnorët e Venedikut’ – Veseli me gruan e tij shijojnë vizitën në qytetin e urave

Mediale Vip

‘Dashnorët e Venedikut’ – Veseli me gruan e tij shijojnë vizitën në qytetin e urave

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:31
Kadri Veseli dhe Violeta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po shijon momente relaksi në qytetin e urave, bashkë me bashkëshorten e tij, Violetën.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në hapjen e Bienales së Venedikut në Itali, ai ka marrë me vetë edhe bashkëshorten e tij.

I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Violeta, Kryeparlamentari Veseli është parë ndërsa po shëtisnin nëpër sistemin e kanaleve të Venedikut.

Image

 

Kadri Veseli përveç me bashkëshorten në gondolat e rralla italiane është parë bashkë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të cilët ishin pjesë e hapjes zyrtare të Pavijonit të Kosovës.

Qyteti i Venedikut ndryshe quhet qyteti i urave dhe i psherëtimave, qyteti i dashurive dhe i gondolave të rralla, si në asnjë vend tjetër të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat