Notis Sfakianakis ndërpret 5 minuta koncertin: E vërteta për shqiptarët…

Mediale Vip

Notis Sfakianakis ndërpret 5 minuta koncertin: E vërteta për shqiptarët…

Më: 25 maj 2018 Në ora: 08:10
Notis Sfakianakis

Në një sallë të mbushur plot në Pallatin e Kongreseve, pavarësisht çmimit të kripur të biletave, këngëtari grek me famë Notis Sfakianakis mbajti koncertin e tij recital mbrëmjen e së enjtes.

Ky koncert u parapri nga një debat i fortë, sidomos në rrjetet sociale për qëndrimet e këngëtarit ndër vite si mbështetës i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, “Agimi i artë”.
Këngëtarit i janë faturuar edhe disa deklarata kundër shqiptarëve që sipas asaj që shkruhet online ai ka thënë se janë “racë inferiore”.

Ky debat duket se nuk e ka lënë indiferent as vetë këngëtarin 58-vjeçar që mbrëmjen e së enjtes e ka ndërprerë koncertin për gati 5 minuta për të mbajtur një fjalim para të pranishmëve në sallë.

Sfakianakis është shprehur se nuk ka folur kurrë kundër shqiptarëve dhe për më tepër t’i ketë ofenduar ata.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, “besën” – citohet të ketë thënë ndër të tjera Sfakiankis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat