Konfirmohet shtatzënia e moderatores, e rrumbullakosur drejt altarit

Mediale Vip

Konfirmohet shtatzënia e moderatores, e rrumbullakosur drejt altarit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 08:24
Jona Spahiu

Jona Spahiu është vënë në qendër të medias prej kohësh për dyshimet mbi një shtatzëni të mundshme, gjë të cilën nuk e ka konfirmuar. 

Sipas Dojna Memës dhe Kelvi Kadillit të ‘Pop Culture’, ajo është 4 muajshe shtatzënë dhe fëmijën do ta sjellë në jetë në SHBA si disa nga personazhet e tjerë të njohur.

Ditën e djeshme vetë moderatorja prezantoi ftesat e dasmës duke qartësuar njëherë e mirë që dasma do të bëhet shumë shpejt. 

Jona dhe partneri i saj Frenkli pas disa vitesh lidhje kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë më 10 qershor. Ceremonia do jetë private dhe pa të ftuar VIP, kanë treguar moderatorët e ‘Pop Culture’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat