Eva Murati feston ditëlindjen, po Genari ku është?

Mediale Vip

Eva Murati feston ditëlindjen, po Genari ku është?

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:15
Eva Murati

Moderatorja e njohur e sportit Eva Murati feston sot 23-vjetorin e lindjes. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë bukuroshja nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”, ku duket se festa për të ka nisur që në orët e para të datës 25 maj.

Prej kohësh Eva po përflitet nga mediat rozë për një ndarje të mundshme nga i dashuri i saj, Genar Topalli, djali i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit. Mesa duket pohimet e mediave janë më se të vërteta sepse Genari nuk duket në asnjë nga postimet e moderatores, madje as nuk ka reaguar me një urim të veçantë.

Si Eva, ashtu dhe Genari nuk kanë pranuar të flasin për mediat në lidhje me marrëdhënien aktuale që ka ndërmjet tyre. Ata kanë preferuar të mos reagojnë në asnjë moment, për t’i mohuar apo pranuar zërat që qarkullojnë për ndarjen e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat