Incidentet gjatë performancës, këngëtarja humb varësen mijëra dollarëshe

Mediale Vip

Incidentet gjatë performancës, këngëtarja humb varësen mijëra dollarëshe

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:23
Ariana Grande

Incidentet gjatë performancave ‘live’ nuk janë të pakta. Shpesh kemi parë këngëtare që u është dashur të ‘luftojnë’, gjatë gjithë kohës me një veshje jo të rregullt. Por incidenti që i ka ndodhur Ariana Grandes gjatë këndimit në ‘Billboard Music Awards’ mund të themi se është ndër ata që kushtojnë shtrenjtë. Duke kënduar këngëtares i ka rënë nga qafa një ‘choker’, i cili ishte i përbërë nga 45 diamante dhe kushtonte 169.000 dollarë.

Skuadra e këngëtares u hodh menjëherë në kërkim për ta gjetur dhe ja dolën mbanë, sepse një bizhuteri aq e kushtueshme nuk mund të humbiste aq lehtë. Kompania prodhuese menjëherë pas kësaj ka dalë me një deklaratë duke thënë se ishte një mosfunksionim në mekanizmin e varëses dhe se kjo ishte hera e parë që ndodhte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat