Roberti flet për raportet që ka me kunatën Tuna Sejdiu: S’dua ta shoh

Mediale Vip

Roberti flet për raportet që ka me kunatën Tuna Sejdiu: S’dua ta shoh

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:54
Nora dhe Roberti

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë çift shumë i dashur për publikun.

Në familjen e Robertit kohë më parë është shtuar edhe një anëtare e re, që ndan të njëjtin profesion me çftin, e që është bashkëshortja e vëllait të Robertit, Altuna Sejdiu-Tuna.

Shpeshherë është komentuar në medie çështja se përse në asnjë rast nuk i shohim Tunën bashkë me Norën.

I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Roberti është pyetur edhe lidhur me raportet që kanë me Tunën.

Ai ka befasuar me deklaratën e tij për bashkëshorten e Patrisit, duke thënë se “Tunën as që dua ta shoh”.

Ndër të tjera, Roberti foli edhe për çështjen se a i ka Nora raportet e mira me estradën, duke thënë se ajo s’ka probleme me estradën, por është pikërisht Tuna ajo që ka.

Meqë ditë më parë nipi i Robertit, Tiani festoi ditëlindjen e parë dhe në festën e organizuar për të nuk janë parë as Roberti e as Tuna, ai kërkoi falje publikisht për mospraninë në festë, krejt kjo për shkak të kunatës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat