Pas deklaratës së Robertit për të, Tuna bën këtë veprim

Mediale Vip

Pas deklaratës së Robertit për të, Tuna bën këtë veprim

Më: 26 maj 2018 Në ora: 10:00
Tuna me Patrisin, Nora me Robertin

Gjatë ditës së djeshme ka bërë bujë në medie një deklaratë e Robert Berishës.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në të cilin foli shumëçka nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.

Ai madje zbuloi edhe detaje rreth raportit që ka me kunatën e tij Tunën, për të cilën tha se nuk dëshiron ta shoh me sy.

Më tej, burime të lajmit mësuan se arsyeja përse Roberti dhe Nora nuk ishin në ditëlindjen e djalit të Patrisit dhe Tunës ishte ftesa që kjo e fundit i ka bërë vajzës jashtëmartesore të Robertit në këtë festë.

Pas gjithë këtyre, Tuna u kundërpërgjigj me disa imazhe teksa po shijonte nga një pije me shoqëri dhe nuk i bën fare për ato që fliten rreth saj.

“Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”, ka shkruar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat