Will Smith zëvendëson Flamurin e Kosovës me të Shqipërisë tek emri i Era Istrefit

Mediale Vip

Will Smith zëvendëson Flamurin e Kosovës me të Shqipërisë tek emri i Era Istrefit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:49
Will Smith, Nicky Jam dhe Rita Ora

Dje është publikuar edhe në youtube kënga zyrtare e Kupës së Botës Rusia 2018, e cila do të interpretohet nga këngëtarja nga Kosova Era Istrefi në një duet me Will Smith dhe Nicky Jam.

Kënga që do të interpretohet në ceremoninë hapëse të turneut, e prodhuar nga producenti amerikan Diplo, bëri bujë me t’u publikuar.

Këngën ‘Live it up’ e ka publikuar edhe Will Smith në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka më shumë se 78 milionë ndjekës.

Në publikimin e bërë dje, ai promovoi Era Istrefin e Kosovën, si vendi prej nga vjen ajo.

“Sapo kemi publikuar këngën zyrtare për “Kupën Botërore, Russia 2018! Le të valojnë flamujt e juaj në komente, dëshiroj t’i shoh!”, shkruante Smithi në mbishkrimin e videos që publikoi në Facebook.

Pas emrit të Era Istrefit, ishte flamuri i Kosovës.

Por, sot flamurin e Kosovës ai e ka zëvendësuar me flamurin e Shqipërisë.

Pjesëmarrja e Era Istrefit në këngën zyrtare të Kupës së Botës nxiti reagime pozitive ndër shqiptarë, të cilët po ndiheshin krenarë me përfaqësimin e Erës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat