Ekzaltim artistësh! Nga Mirami tek Elvana urojnë Era Istrefin!

Mediale Vip

Ekzaltim artistësh! Nga Mirami tek Elvana urojnë Era Istrefin!

Më: 26 maj 2018 Në ora: 18:24
Artistet qe e uruan Eren

Teksa të gjithë do të shohim kampionatin botërorë “Rusi 2018” dhe do të bëjnë tifo për kombëtaren e tyre, Shqipëria edhe pse jo pjesmarrëse në këtë kompeticion, do të jetë prezente me zërin e Era Istrefit, e cila këndon himnin zyrtar.

Shpesh është krahasuar me shqiptaret e tjera të famshme si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, por nuk duhet harruar që ndryshe nga këngëtares e sipër përmenduar, për të cilat pa dyshim jemi shumë krenare, Era Istrefi u lind, u rrit dhe u edukua në një vend të vogël siç është Kosova, një vend jo i mundësive të mëdha. E megjithatë, talenti i saj, puna dhe vullneti, arritën të depërtonin kufijt duke bërë që muzika e saj të mos dëgjohej vetëm nga shqiptarët.

Kënga e saj “Bon Bon”, ishte një trampolinë që e hodhi shumë lart në tregun ndërkombëtar të muzikës, duke shënuar kulmin me himnin e Kampionatit Botëror. Era shkruajti historinë për shqiptarët, por gjithashtu edhe atë botërore, duke u renditur krah yjeve të muzikës që kanë kënduar himnin e Botërorit ndër vite.

Një mbështetje jo pak të madhe, Era ka marrë nga kolegët e saj, të cilët nuk kanë nguuruar që ta përgëzojnë për këtë arritje historike.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat