Zbulohet i dashuri i ri i Elhaida Danit, është këngëtar i njohur

Mediale Vip

Zbulohet i dashuri i ri i Elhaida Danit, është këngëtar i njohur

Më: 30 maj 2018 Në ora: 11:38
Elhaida Dani

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani është gjithnjë më e rezervuar sa i përket jetës private.

Por, siç duket i dashuri i saj nuk e ka bërë të njejtën gjë teksa është zbuluar nga mediat shqiptare që është në lidhje me Elhaidën.

Branimir Agovi është i dashuri i këngëtares Dani, tenor në operën e Vjenës i cili në llogarinë personale Instagram ka publikuar disa fotografi me artisten, ku nuk i mungojnë as komentet me plot dashuri.

Ndryshe, gjatë kohës kur triumfoi në Festivalin e Këngës, Elhaida në një postim në Facebook ka treguar se ajo ishte fejuar me italianin Francesco Maria Longo.

Megjithatë, Dani ishte ndarë nga ai ende pa u mbushur një vit nga ajo që u përfol si fejesë e mundshme, kjo ishte bërë e ditur edhe nga italiani 35 vjeçar, stastusi i të cilit figuronte ‘single’.

Sido që të jetë, sukseset e këngëtares nuk kanë të ndalur, sa i përket projekteve muzikore të fundit këngë që ka lansuar është “E ngrirë”, gjatë pjesëmarrjes në “Kënga Magjike 2017”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat