Derisa po shkruhet për lidhjen e saj me miliarderin, ja çka po bën Morena

Mediale Vip

Derisa po shkruhet për lidhjen e saj me miliarderin, ja çka po bën Morena

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:49
Morena Taraku

Dje (e martë) në mediat rozë një super lajm ka bërë bujë të madhe.

Pas një kohe të gjatë që Morena Taraku ruante me xhelozi jetën private u zbulua se ajo është në lidhje me një miliarder iranian.

Gjithmonë duke u bazuar në një foto të cilën e ka publikuar vetë Sasha Sobhan në Instagram në të cilën kishte shkruar fjalë dashurie për Morenën.

”Të duash është lumturia e vetme në jetë” ishte mbishkrimi në foton e cila u fshi më pas nga Instagrami i tij.

Më pas u zbulua se ai është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

Sipas mediave ata njihen për jetën e tyre përplot skandale.

E sa i përket lidhjes së saj me këtë mashkull Morena nuk ka bërë asnjë reagim tjetër veçse paralajmërimit të këngës së re.

‘Femnat’ do të publikohet sot në orë 17:00 dhe modelja/këngëtarja vjen në bashkëpunim me dy Dj e njohur Dj PM dhe Dj Dagz.

Derisa po shkruhet për të dhe miliarderin, ajo po vazhdon t’a shijoj jetën e saj luksoze, madje një video në dush të cilën e ka publikuar dje ka ‘djegur’ rrjetin.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat