Nesër koncert në Tiranë, ja çfarë bën Ermal Meta

Mediale Vip

Nesër koncert në Tiranë, ja çfarë bën Ermal Meta

Më: 31 maj 2018 Në ora: 17:12
Ermal Met

Këngëtari mjaft i dashur Ermal Meta nesër do të mbajë koncertin e shumëpritur në Tiranë.

Prej javësh kanë nisur përgatitjet për koncertin, i cili do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”. Kur na ndan vetëm një ditë nga nata e madhe, këngëtari ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku duket se po udhëton nga Italia për në Shqipëri.

“Tirana po vij. Nesër koncert në sheshin “Skënderbe”, ka shkruar Ermal Meta në foton e publikuar.

Këngëtari me origjinë nga Fieri, jeton në Itali që në moshën 13-vjeçare dhe tanimë është një nga këngëtarët më me famë dhe të dashur atje. Kujtojmë Ermali u shpall fitues i “Sanremos” dhe përfaqësoi shtetin italian në “Eurovizion”, ku u rëndit i 5-i me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat