Rita: Shihemi nesër Tirana

Mediale Vip

Rita: Shihemi nesër Tirana

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 17:13
Rita Ora

Nesër me 3 qershor, këngëtarja Rita Ora një koncert do ta mbajë në Tiranë, në sheshin 'Skenderbej'.

Lajmin për këtë mbrëmje që pritet të jetë e paharruar kohë më parë e kishte konfirmuar kryetari i kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj.

E ndërsa sot, përmes një fotografie të hedhur në Instastory, ka qenë Rita ajo që e ka konfirmuar këtë koncert.

Në foton e publikuar Rita shkroi “Shihemi nesër Tirana”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera që parë që Rita do të shfaqet në Shqipëri pasi që edhe më 28 Nëntor të vitit 2012 kishte performuar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat