Aktorja e famshme e telenovelave e sëmurë me kancer?

Mediale Vip

Aktorja e famshme e telenovelave e sëmurë me kancer?

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 08:02
Adela Noriega

Adela Noriega është një aktore e famshme meksikane serialesh, por tashmë për të thuhet se është e sëmurë me kancer.

Një lajm shqetësues është shpërndarë në Internet për aktoren e famshme meksikane, Adela Noriega.

Aktorja është zhdukur nga që nga viti 2008 dhe edhe i janë bërë oferta milionëshe për t'u kthyer në ndonjë produksion, ajo nuk ka pranuar të kthehet.

Ajo që është përfolur për këto 10 vite, është se Adela ka migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kurrë nuk është marrë vesh, se me çfarë merret atje, ose nëse është martuar.

Pse kaq shumë sekrete? Siç duket gjithçka paska pasur të bëjë me gjendjen shëndetësore të aktores së famshme, e cila paska udhëtuar për në Evropë për të trajtuar kancerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat