Lidhja me Krenarin, çfarë thotë Luana Vjollca për jetën e saj private

Mediale Vip

Lidhja me Krenarin, çfarë thotë Luana Vjollca për jetën e saj private

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 08:53
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Moderatorja dhe këngëtarja më e komentuar në showbizin shqiptar, Luana Vjollca ishte e ftuar për herë të parë në “Xing me Ermalin” duke ardhur kështu për herë të parë edhe në TV Klan.

Duke qenë se Luana gjatë gjithë karrierës së saj është komentuar shumë për jetën private e sidomos vitet e fundit për lidhjen me Krenar Çoçajn, ajo ka zgjedhur të flasë në Xing.

“Unë jetën private dua ta mbaj sa më shumë të tillë me fanatizëm e mbaj hermetike. Unë e kuptoj që jam personazh publik dhe lajmet do vazhdojnë, por kam shumë dëshirë ta kem private. Megjithatë meqënëse po diskutohet kaq shumë unë…”, u shpreh Luana dhe vazhdoi të flasë.

Mirëpo për shkak të një problem teknik zëri i saj nuk u transmetua, ndonëse nga veprimet e Luanës shihej se ajo po fliste me shumë pasion për lidhjen e dashurisë. “Deri këtu ke arritur?”, e pyeti Ermali i habitur duke i lënë të gjithë kuriozë së çfarë tha Luana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat