Rihanna beqare, Chris Brown e provon sërish

Mediale Vip

Rihanna beqare, Chris Brown e provon sërish

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:15
Rihanna dhe Chris Brow

Para pak ditësh u mësua se Rihanna është ndarë nga Hassan Jameel dhe Chris Brown kërkon ta kapë në ajër rastin për ta rifituar ish-partneren e tij.

Një burim pranë reperit tha për “Hollywood Life”: “Chris është shumë i lumtur që Rihanna nuk e mori Hassanin në premierën e filmit të saj (Ocean’s 8). Kjo është një shenjë që ajo e ka lënë me të vërtetë. Chris ka qenë duke e pritur këtë moment dhe është shumë i lumtur tani. Ende nuk ka folur me të, por Chris mendon se është çështje kohe dhe në momentin që do flasin, është i sigurtë që do të kthehen bashkë. Rihanna është fiksimi i jetës së tij”.

Lidhja Rihanna-Chris Brown ka qenë e mbushur me skandale. Më i famshmi ishte episodi i dhunës, kur reperi rrahu keq yllin e popit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat