Jennifer Lopez për martesën: Kam bërë shumë gabime në të kaluarën

Mediale Vip

Jennifer Lopez për martesën: Kam bërë shumë gabime në të kaluarën

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 07:42
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Lidhja e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po ecën shumë mirë.

Çifti që janë bashkë tash e më shumë se një vit, megjithatë, duket se nuk kanë plane që të nguten me hapa të tjerë në lidhjen e tyre.

“Ne duhet ta marrim shtruar. Kam bërë shumë gabime në të kaluarën dhe tani të dy jemi në moshë të pjekur. Ne jemi të rritur dhe do ta marrim kohën tonë dhe do t’i bëjmë gjërat me ritmin tonë. Jeta jonë tani për tani është e mrekullueshme. Mes fëmijëve tanë dhe punës, ne jemi të bekuar. Nuk duam asgjë më shumë në këtë moment”, ka thënë 48 vjeçarja në një intervistë për Good Morning America.

Më herët gjatë muajit mars, një burim kishte thënë për ET se çifti kishin folur për të ardhmen e tyre dhe pa dyshim edhe martesën.

“J.Lo dhe A-Rod janë në të njëjtën pikë në jetë dhe duan gjëra të njëjta. Ata kanë diskutuar për martesë dhe një hap i tillë është në planet e tyre”.

“Ata e plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë. Të dy janë njerëz të biznesit dhe janë shumë të pasionuar për bamirësi. Familjet e tyre tashmë janë shumë të miqësuara me njëra-tjetrën dhe jetojnë së bashku”, kishte thënë ky burim.

Një burim tjetër kishte thënë se “lidhja e tyre po vazhdon të lulëzojë”.

“Ata e bëjnë njëri-tjetrin më të mirë. Ata e shtynë njëri-tjetrin të jenë njerëz më të mirë dhe lidhja e tyre shkon shumë mirë”.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar në muajin prill, Lopez kishte treguar se pse beson se marrëdhënia e saj me Rodriguez funksionon.

“Është një lidhje e mirë dhe shumë e shëndetshme. Ne komunikojmë shumë mirë, ne e kuptojmë jetën e njëri-tjetrit në një mënyrë që njerëzit e tjerë nuk mund ta bëjnë. Ne të dy jemi bërë fytyra publike në moshën 20 vjecare dhe kemi arritur gjithcka kemi duke nisur nga zeroja – kjo ndikon në jetë, në familje, në punë dhe në lidhjet tua. Kemi përvojë të njëjtë”, kishte deklaruar aktorja dhe këngëtarja.

Lopez kishte thënë po ashtu se lidhja e saj e dashurisë ishte shumë e bukur.

“Ne të dy jemi shumë të lumtur për jetën tonë, profesionale dhe personale. Gjërat po rrjedhin në një mënyrë shumë të bukur. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin”, kishte përfunduar këngëtarja e shumë hiteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat