Ish-e dashura tregon arsyen e ndarjes me Dybala: U bë i famshëm, i vinin femrat pas

Mediale Vip

Ish-e dashura tregon arsyen e ndarjes me Dybala: U bë i famshëm, i vinin femrat pas

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 07:38
Antonela Kavalieri dhe Paulo Dybala

Antonela Kavalieri ka folur për herë të parë historinë e saj me Paulo Dybala dhe shkaqet që çuan në ndarjen e tyre.

Ajo tregon se e ka dashur shumë Paulon, por ka qenë fama e tij në rritje, një problem gjithnjë e më i madh që solli hendekun e ndarjes së tyre.

"Unë erdha nga Argjentina për të shoqëruar Paulon, me të cilin duheshim shumë, por me kalimin e kohës fama e tij po rritej, duke bërë që t’i ofroheshin shumë femra. Pikërisht për këtë arsye erdhi edhe krisja e marrëdhënies tonë. Tani jam ndarë nga Paulo, por nuk kam ndërmend të kthehem në Argjentinë. Mendoj se mund të gjej veten edhe këtu në Itali, siç ia kanë dalë Belen Rodrigez apo Vanda Nara”, tha Kavaleri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat