Bebe Rexha shfaqet tejet e lumtur, ka një arsye

Mediale Vip

Bebe Rexha shfaqet tejet e lumtur, ka një arsye

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 08:04
Bebe Rexha

Bebe Rexha tash e sa kohë ka paralajmëruar albumin e ri.

“Expectations”, është albumi debutues i Bebes për tregun amerikan në të cilin përmban këngë të llojllojshme.

E për këtë ajo siç duket është e lumtur pafund, pasi kanë mbetur edhe pak ditë para lansimit.

Përmes një fotografie që ka publikuar së fundmi, Bebe është mëse në formë dhe mjaft e buzëqeshur.

“Gjendja ime gjatë gjithë javës, sepse albumi im lansohet edhe 9 ditë”, ka shkruar ajo bashkangjitur imazhit.

“Girls”, mbetet projekti i fundit me Rita Orën, Charli XCX dhe reperen Cardi B që ka marrë 11 milion klikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat