Jennifer Lopez drejt martesës për të katërtën herë?

Mediale Vip

Jennifer Lopez drejt martesës për të katërtën herë?

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:33
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ylli i muzikës botëror, këngëtarja latine Jennifer Lopez krahas një karriere të suksesshme është mjaft e përfolur edhe për jetën e saj personale.

48 vjeçarja prej shumë kohësh është në një lidhje dashurie me sportistin Alex Rodriguez me të cilën gjërat duke të jenë serioze.

Marradhënia e tyre po shkon për mrekulli dhe ata tani e kanë në plan ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.

“Ne duhet ta marrim shtruar. Kam bërë shumë gabime në të kaluarën dhe tani të dy jemi në moshë të pjekur. Ne jemi të rritur, do të marrim kohën tonë dhe do t’i bëjmë gjërat me ritmin tonë. Tani për tani jeta jonë është e mrekullueshme. Mes fëmijëve tanë dhe punës, ndihemi të bekuar. Nuk duam asgjë më shumë në këtë moment”- ka thënë Lopez në një intervistë për “Good Morning America”.

Ndryshe, Jennifer po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, së fundi ajo publikoj këngën ‘Dinero’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat