Është vetëm 15 vjeçe dhe quhet Lorena Muslijaj e patjetër se mund të themi se ishte semimaturantja më e bukur e këtij viti. Por në foton që ne kemi siguruar shihet se ajo ka qenë e veshur dy herë ndryshe, ku është dukur si një super yll, e mjaft cool.
E nëse pyesni pse me dy veshje të ndryshme, ne ju themi se ajo duke qenë se shumë vite ka qenë në Deçan ajo ka pasur ftesa nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në mbrëmjet e semimaturës atje, ndërsa pak ditë më vonë më 7 qershor ishte në mbrëmjen e semimaturës ku e e ka përfundur dy vitet e fundit në Prishtinë në shkollën “Pavarësia”.
Kjo vajzë që është dukur si një star në këto 2 evente ka edhe një veçanti tjetër pasi është rregulluar te vetë salloni që mban emrin e saj “Lorena”, e ku në fakt janë dy të tillë një në Deçan e tjetri në Prishtinë, e ku menaxhohen nga dy prindërit e saj mjaft simpatikë. Suksese për këtë bukuroshe kudo në jetë edhe nga ne!.BS