Gwyneth Paltrow nuk është e përfshirë në planifikimin e dasmës së saj

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow nuk është e përfshirë në planifikimin e dasmës së saj

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:17
Gwyneth Paltrow

Epo, mos e pyesni atë pasi ajo nuk po merret me asgjë.

“Jam shumë e zënë momentalisht prandaj edhe nuk jam e përfshirë në planifikimin e dasmës. Kam shumë gjëra që po bëj në të njëjtën kohë dhe në një mënyrë, e kam neglizhuar dasmën. Unë ndoshta jam nusja më e çuditshme që i ka shkuar në zyrë planifikuesit të dasmave”, ka thënë ajo në një intervistë për E! News.

Aktorja ka thënë se akoma nuk ka vendosur nëse do të ndajë me fansat e saj detaje nga planifikimi i dasmës apo edhe nga vetë dasma.

“Nuk e di nëse do ta bëj publike ose jo. Mendoj se është një vijë që e ndan atë çka është e jotja dhe festën e gëzimin, prandaj do të shohim në vijim”, ka thënë tutje ajo.

Në ndërkohë është spekuluar se aktorja dhe i fejuari i saj, Brad Falchuk, do të martohen gjatë këtij viti.

Ndonëse Paltrow ka qenë e martuar më parë, ajo po e trajton martesën sikur të ishte e para, pasi ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Chris Martin u arratisën.

“Jam e entuziazmuar për gjithçka. Nuk kam pasë dasmë më parë, prandaj edhe pse jam 45 vjeçare, po ndihem sikur 21 vjeçare. Është shumë argëtuese të flasë për këtë me shoqet e mia. Ato më dërgojnë modele të ndryshme të fustaneve, pasi edhe ato janë të entuziazmuara njëlloj sikur unë”, kishte thënë ajo më herët për revistën People.

Çifti ka marrë një vendim të rëndësishëm kur bëhet fjalë për të ardhmen, që përfshin fëmijët, ose mungesën e tyre.

“Asnjëri nga ne nuk dëshiron më shumë fëmijë. Ne jemi në të njëjtën fazë në jetë”, kishte deklaruar ajo.

Aktorja ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Martin derisa edhe Falchuk ka dy fëmijë me ish-bashëkshorten e tij.

“Është gjithmonë sfidë me fëmijët, aq më shumë kur përpiqesh t’i bashkosh familjet, është e vështirë”, ka thënë ajo duke shtuar se i dashuri i saj është shumë i mirë me fëmijët e saj, Apple (14) dhe Moses (12).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat