Aktori i famshëm mohon akuzat për abuzim seksual

Mediale Vip

Aktori i famshëm mohon akuzat për abuzim seksual

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:59
Jamie Foxx

Aktori i famshëm, Jamie Foxx, është akuzuar për goditjen në fytyrës të një gruaje me organin e tij seksual, ngjarje që ka ndodhur para 16 vitesh.

Aktori 50-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Eric Marlon Bishop, dyshohet se u përpoq ta çonte gruan për të kryer seks oral në një ndejë në shtëpinë e tij në Las Vegas, në vitin 2002, raporton TMZ.

Foxx e ka mohuar akuzën, duke e quajtur atë një “gënjeshtër absurde”.

Gruaja i tha TMZ-së se pas incidentit të dyshuar, një nga miqtë e Foxx-it i tha asaj se ajo duhej të largohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat