Era Istrefi nuk do ta bëjë sot hapjen e Kampionatit! - Bota Sot
Era Istrefi nuk do ta bëjë sot hapjen e Kampionatit!

Mediale Vip

E martë, 23 tetor 2018

Era Istrefi nuk do ta bëjë sot hapjen e Kampionatit!

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:49
Era Istrefi

Sot nis Kampionati Botëror 'Russia 2018'.'

‘Live it up’ është kënga zyrtare dhe zërat kryesor janë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

Gjatë ditës disa media shqiptare kanë shkruar se Era do të jetë atje për ta bërë hapjen e Kampionatit por nëna e saj, Syzana Tahirsylaj në një prononcim e ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo tha se Era do të jetë pjesë e Kampionatit për të perfomuar ‘live’ por kjo do të ndodhë në mbyllje, pas një muaji në ceremoninë e ndeshjes finale.

”Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Ndryshe sot do të zhvillohet ndeshja e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe hapjen e këtij kampionati sipas mediave të huaja do ta bëjë Robbie Williams.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test