Robbie Williams bën një veprim të pahijshëm në Kampionatin Botëror

Mediale Vip

Robbie Williams bën një veprim të pahijshëm në Kampionatin Botëror

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:37
Robbie Williams

Super ylli britanik, Robbie Williams ka hapur ceremoninë e Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

Ai mahniti të gjithë në ceremoninë hapëse me performancën e tij të ‘zjarrtë’ nën shoqërimin e sopranos ruse, Aida Garifullina.

E pas përfundimit padyshim se ajo që tërhoqi vëmendje është gishti i mesit kur Robbie, ia drejtoi kamerës.

Sipas rrjeteve sociale kjo me gjasë është bërë për të gjithë ata që nuk e përcjellin Kampionatin Botëror, edhe pse ende nuk dihet.

Kujtojmë që, Williams performoi hitet “Feel”, “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, para një publiku të jashtëzakonshëm, me 81 mijë shikues. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat