Blero ndryshon profesion shkaku i Afronës

Mediale Vip

Blero ndryshon profesion shkaku i Afronës

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:23
Blero dhe Afrona

Këngëtari i njohur Blero, dhe e fejuara e tij, Afrona Dika janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Marok.

Ata janë duke qëndruar në kryeqytetin e Marokut, në Marrakesh.
Çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga çastet e bukura që po kalojnë së bashku atje.

Duket se këngëtari Bleri e trajton mjaft mirë dhe me ëmbëlsi të fejuarën e tij.

Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq këngëtarin teksa i shërben asaj një pije me tabaka në plazh.

“Të dua, kamerieri më i mirë në botë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, çifti kanë tash e sa vite që janë të fejuar, ndërsa nuk kanë bërë ende të ditur nëse kanë në plan organizimin e një dasme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat