Moderatorja e njohur e ftuar në emision me babanë: Nuk do i prezantoj çuna kafeje, por…

Mediale Vip

Moderatorja e njohur e ftuar në emision me babanë: Nuk do i prezantoj çuna kafeje, por…

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 07:13
Einxhel Shkira me babanë e saj

Moderatorja Einxhel Shkira ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” së bashku me babanë e saj, ku folën për raportin e tyre të ngushtë… si dy shokë.

Gjatë intervistës Einxhel foli edhe përsa i takon marrëdhënieve intime që ajo krijon. Moderatorja zbuloi se do i prezantojë të atit vetëm atë mashkull që do zgjedhë ta ketë partner jete.

“Babi më ka thënë një gjë që unë e kam vath në vesh. Nuk dua të njoh çuna nëpër kafe, dua të njoh vetëm njeriun që t’i do zgjedhësh, kur ta ndash mendjen”, tha Einxhel.

Më pas babai i saj shpjegoi: “Pse të thotë Enxhi nesër, unë e bëra gabim, të pyeta ty e ti më the mirë”.

“Çdo person që takoj e shikoj me syrin a mund t’ia prezantoj babit këtë person? Dhe s’kualifikohet direkt. Se unë s’mund t’ia prezantoj vetëm se argëtohem unë. Ai duhet të jetë i denjë t’ia prezantoj babit”, tha moderatorja pas fjalës së babait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat