Ata janë ndarë që prej gushtit të vitit 2015, por ish çifti Ben Affleck dhe Jennifer Garner vazhdojnë të ruajnë një raporte të mira njëri më tjetrin.
Këtë e kuptojmë edhe nga postimi i fundit i aktores në Instagram. dje në ditën ndërkombëtare të baballarëve, Jennifer ka bërë një dedikim ish bashkëshortit të saj, duke i cilësuar fëmijët më fat që kanë një baba si Affleck.
“ Fëmijët tanë janë me fat që kanë një baba, që i sheh dhe i do ata ashtu siç janë", ka shkruar aktorja në diçiturën e fotos së aktorit.