Një muaj më parë u përfol nëse moderatorja e njohur Anjeza Maja do të sillte në treg një këngë, pasi publikoi një foto ku shkruante: “Do shihemi shpejt, diku në këngë. Një projekt i bukur vere”.
E në fakt ajo ishte pjesë e një projekti të bukur të Klajdi Harunit në bashkëpunim me Bruno. “Mbase” është kënga më e re e tyre, ku Anjeza është pjesë e videoklipit.
Në klip, moderatorja shfaqet e bukur dhe mjaft elegante. Fillimisht ajo shfaqet me një fustan të bardhë, më pas me një tjetër me lule dhe në fund me rroba banje.