TopAwards/ Unikkatil humbet dy pozicione - Bota Sot
TopAwards/ Unikkatil humbet dy pozicione

Mediale Vip

E hënë, 23 korrik 2018

TopAwards/ Unikkatil humbet dy pozicione

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:18
Ledri dhe Buta

Prej 8 javësh rresht Unikkatil kishte “betonizuar” vendin e parë por kjo javë ka rezultuar “fatale” për projektin muzikor të reperit, “Ni Milion Rrugë”, duke humbur dy pozicione nga java e kaluar.

Ndërkohë që fansat ishin shprehur me bindje që vendi i parë do i takonte Unikkatil derisa ai të publikonte këngën e re, duket se fansat e Ledrit dhe Butës janë treguar më të fuqishëm këtë javë.

Falë votave të tyre, bashkëpunimi i dy reperave, “Merre Merre” është ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar, duke kapur vendin e parë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ledri dhe Buta janë gjithashtu pjesë e këtij klasifikimi edhe me një tjetër projekt muzikor, “Mbi Re”, e cila ka 46 javë që qëndron në “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 25-të.

Ndërsa nga ana tjetër, Ledri gjendet në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” edhe me 6 projekte të tjera muzikore.

“Princess Diana”, “U harrum”, “Nona”, “I vogel”, “TTZ” dhe “1 Janari” renditen përkatësisht në vendin e 9-të, 21-të, 22-të, 27-të, 34-t dhe 44-t për këtë javë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 9 të tilla i janë shtuar listës këtë javë, duke treguar qartë se me ardhjen e sezonit të verës, artistët nuk i “kursejnë” aspak projektet e reja.

Kënga që ka korrur një super sukses këtë javë është bashkëpunimi i Ardian Bujupit dhe Xhensilës, “Cika Cika”, e cila është ngjitur me 69 pozicione, duke pozicionuar në vendin e 13-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test