Ky është ushqimi i vetëm që mbretëresha Elizabeth merr gjithmonë me vete sa herë që udhëton me avion

Mediale Vip

Ky është ushqimi i vetëm që mbretëresha Elizabeth merr gjithmonë me vete sa herë që udhëton me avion

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 22:40
Ilustrim

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni dëshiruar të ishit në vendin e mbretëreshës Elizabeth, qoftë për një ditë të vetme? Të uleshit në poltronën e saj edhe ju të tyre dhe të shijonit fjalën e fundit të artit të kulinarisë mes serviresh të argjendta edhe gota diamanti.

Por, ndodh që edhe njerëzit e fisëm të kenë tekat e tyre kur bëhet fjalë për të ushqyerit. Darren Mc Grady, kuzhinieri i cila ka shërbyer në Buckingham Palace, ka ndarë disa prej sekreteve të ushqyerjes së mbretëreshës Elizabet, si psh ajo refuzon në mënyrë kategorike të konsumojë: makarona, hudhër dhe patate. Nuk fut kurrë në gojë produktet që kanë përmbajtje niseshteje.

Është e dashuruar pas sallatërave dhe frutave të freskëta, madje e ndan bananen në mënyrë vertikale dhe më pas në copëza të vogla që i ha me pirun.
Por, pjesëtarja më e rëndësishme e familjes mbretërore britanike ka edhe teka e dëshira të çuditshme. Sipas shefit të kuzhinës të Pallatit Mbretëror, mbretëresha Elizabeth nuk mund të niset në asnjë udhëtim nëse nuk merr me vete një fetë nga ushqimi i saj preferuar, kek me biskota dhe çokollatë. Edhe pse ajo ka mundësi të udhëtojë në linja superluksoze, nuk fut asgjë në gojë përveç tortës së saj të preferuar.

Pra mos u ndjeni të paragjykuar nëse mamaja ju lidh bukë me vete nëse keni ndonjë rrugë të gjatë, edhe mbretëresha bën të njëjtën gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat