Më në fund: Zayin Malik flet për lidhjen me Gigi Hadid - Bota Sot
Më në fund: Zayin Malik flet për lidhjen me Gigi Hadid

Mediale Vip

E diel, 18 nëntor 2018

Më në fund: Zayin Malik flet për lidhjen me Gigi Hadid

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:53
Zayin Malik dhe Gigi Hadid

Në mars të këtij viti, dyshja i dhanë fund lidhjes publikisht mirëpo vetëm pas dy muajsh u rikthyen me njëri tjetrin sërish.

E tani më në fund, në një intervistë për revistën GQ, në edicionin e korrikut, këngëtari Zayin Malik, ka folur edhe për të dashurën e tij, modelen e njohur Gigi hadidi.

“Jam me të vërtetë mirënjohës që e kam njohur. Tani jemi të rritur dhe nuk kemi nevojë të deklarojmë gjithçka rreth nesh, apo të bëjmë diçka që t’i kënaqim pritjet e njerëzve. Kur isha adoleshent po kaloja në disa vështirësi ndërsa Gigi më ndihmoi t’i shihja gjërat nga një kënd më pozitiv”.

Ai po ashtu ka thënë se paparacit e ndjekin ngado, por se kjo është një reklamë për të.

“Kjo është promoja ime. Unë dal jashtë, ata bëjnë fotografi. Rrinë aty dhe e bëjnë tërë punën. Nuk mund të mërzitesh as të zemërohesh për këtë punë. Nëse duan të bëjnë fotografi, le t’i bëjnë”, ka shtuar Malik. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test