Babai i Dua Lipës: Gërmia do të digjet, duhet të dyfishojmë numrin e zjarrfikësve

Mediale Vip

Babai i Dua Lipës: Gërmia do të digjet, duhet të dyfishojmë numrin e zjarrfikësve

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 20:17
Dua Lipa

Dukagjin Lipa thotë disa fjalë të mëdha për Ledri Vulën Pas perfomancës së jashtëzakonshme në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë, Ledri Vula po bëhet gati edhe për një perfomancë tjetër e cila kësaj radhe do ta ndez parkun e Gërmisë.

Kështu mendon edhe organizatori i “Sunny Hill Fesitival”, Dukagjin Lipa, i cili bashkë me paralajmërimin për pjesëmarrjen e Ledrit në këtë festival ka dhënë edhe një alarm. “Gërmia do të digjet flakë. Duhet ta dyfishojmë numrin e zjarrfikësve.”, ka theksuar ai.

“Sunny Hill Festival” do të hapet prej datës 10 gusht deri më 12 gusht. Sivjet ky festival do të vijë më i veçantë ngase do të mbledh yjet shqiptare me famë botërore si: Dua Lipa, Albert Stanaj, Action Bronson dhe emrat më të njohur të estradës sonë.

E kur jemi tek pjesa më e mirë e estradës natyrisht se aty nuk mund të mungojë reperi shumë i dashur Ledri Vula, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha. Tani më ka filluar faza e parë e shtijës së biletave e cila kushton 35 euro, në fazën e dytë do të kushtojë 55 euro në të tretën 75 kurse VIP biletat do të kushtojnë 200 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat