Angelina Jolie dhe Brad Pitt në konflikt për pjesëmarrjen e fëmijëve në filma

Mediale Vip

Angelina Jolie dhe Brad Pitt në konflikt për pjesëmarrjen e fëmijëve në filma

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:07
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie është duke qëndruar në Londër për të xhiruar pjesë nga filmi ‘Maleficent 2’ me Ellen Fanning dhe Michelle Pfeiffer.

Por, aktorja 42 vjeçare përveç pjesëmarrjes së saj ka dëshiruar që edhe dy fëmijët e saj vajza Shiloh dhe djali Knox të bëhen pjesë e filmi të Disney, vajzen e tyre Vivienne ishte paraqitur në pjesën e parë të filmit i cili u shfaq në vitin 2014.

Një gjë e tillë e ka kundërshtuar ish bashkëshorti i saj, aktori Brad Pitt, i cili nuk pranoi t’i lejonte të dy fëmijët të merrnin pjesë në atë që kishte qenë një shtytje e shëmtuar dhe e vazhdueshme e kujdestarisë që rrjedh nga paraqitja e divorcit të saj në shtator 2016.

“Ai refuzon që ta nënshkruaj projektin në të cilin do të përfshihen Shiloh dhe Knox për xhirimet e Maleficent 2”, tha një burim i afërt me aktorin.

Ish çifti i famshëm janë prindër të gjashtë fëmijëve, tre nga të cilët janë biologjikë ndërsa tre janë të adoptuar.

Dyshja janë në konflikt për kujdestari të fëmijëve ndërsa sipas burimeve të afërta me ta, Brad dhe Angelina kanë ndërprerë çdo kontakt të mundshëm.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat