Ermal Mamaqi hit në internet, bën parodi me klipin e Elvana Gjatës

Mediale Vip

Ermal Mamaqi hit në internet, bën parodi me klipin e Elvana Gjatës

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:56
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata

Elvana Gjata sapo ka lansuar këngën e dytë të kësaj vere, dhe video klipi është një vepër arti.

Këngëtarja me trupën e baletit të Albi Nakos, ka një koreografi tejet interesante dhe artistike dhe gjithçka është planifikuar deri në detajin e fundit.

 

Hë mi @elvanagjataaaa e shikon që nuk je e jashtëzakonshme????????? hë tani... Ku vajti?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Por është Ermal Mamaqi, njëri ndër miqtë e saj më të mirë që është tallur pak me lëvizjet e mikes së tij.

Elvana në klip ka ato skenat ku lejon gravitetin ta përfshijë trupin e saj dhe bie në duart e balerinëve, e Ermali që ndodhet për pushime me familje, ka bërë parodi me klipin e këngëtares, duke u hedhur në të njëjtën pozitë si ajo në pishinë e në shtrat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat