Martesa e tyre bëri bujë të madhe në mediat shqiptare.
Është fjala për princin Harry me aktoren e njohur, Meghan Markle e që kjo e fundit u komentua shumë për pamjen e saj.
Pas ceremonisë së madhe dhe pushimeve luksoze, ata siç duket janë në pritje të ëmbël të dy binjakëve, bazuar në burimet e revistës OK.
Edhe pse ky lajm tashmë ka kohë që është duke qarkulluar në mediat rozë, nga ana e çiftit nuk është bërë asgjë e ditur.