Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit? Kthehet në hit brenda 4-ditësh

Mediale Vip

Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit? Kthehet në hit brenda 4-ditësh

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 14:18
Ronela Hajati dhe Young Zerka

Jemi mësuar gjithnjë që të shohim këngëtarët shqiptarë që frymëzohen nga ata të huajt. Por mesa duket nuk ndodh gjithmonë kështu, pasi ka edhe nga artistët e huaj që kopjojnë nga shqiptarët.

E kjo është vënë re së fundmi te një këngë që po kthehet në super hit dhe që rezulton që të jetë kopje e këngës së Ronela Hajatit dhe Young Zerkës.

Kënga franceze “Internatona” që këndohet nga L’Algerino, brenda katër ditësh ka arritur të mbledh miliona klikime në “Youtube” dhe po përhapet me një shpejtësi të madhe në shumë vende të Europës.

Ndërkohë vërehet ngjashmëria mes tyre dhe nëse e dëgjon mirë rezulton se kjo këngë është një kopje e këngës “Syni jemi”. Mesa duket këngëtari i njohur është frymëzuar nga muzika e punuar nga Big Bang dhe ka bërë versionin e tij që ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat