Rrëfimi prekës i Genës: Nëna ime ndërroi jetë vetëm gjysmë ore pasi kisha folur me të

Mediale Vip

Rrëfimi prekës i Genës: Nëna ime ndërroi jetë vetëm gjysmë ore pasi kisha folur me të

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:54
Gena

Këngëtari Gena është i pëlqyer në mbarë trevat shqiptare për këngët e tij dhe zhanrin të cilin e këndon.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka rrëfyer për më të rejat në jetën dhe karrierën e tij.

Ndër të tjerash, këngëtari foli edhe për një ngjarje tronditëse në jetën e tij, ndodhur vetëm disa muaj më parë.

Ai rrëfeu me emocion momentin se si e ëma e tij kishte ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi kishte folur me të në telefon.

“S’ma mer mendja se ka njëri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës dhe nuk i shpëtojmë dot. Nëna ime u nda nga jeta në Janar të këtij viti. Ajo vunate nga një sëmundje në mushkëri”, ka thënë Gena.

“Ajo ishte në Gjermani dhe vetëm gjysmë ore para se të ndërronte jetë unë fola me të. Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë. Nëna ime ka qenë e vetmja që ka ruajtur në arkivë të gjitha albumet e mia”, ka shtuar më tej këngëtari i njohur.

Përgjatë emisionit, janë shfaqur edhe fotografi të Genës të papublikuara më parë, fotografi të fëmijërisë së tij me nënën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat