Reperi shqiptar: Nëse fitoj gjyqin me Drake mund të mos këndoj më kurrë

Mediale Vip

Reperi shqiptar: Nëse fitoj gjyqin me Drake mund të mos këndoj më kurrë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 10:28
Elinel

Reperi shqiptar Elinel ka qenë së fundmi në vëmendje të të gjitha mediave rozë, pasi u përfol se reperi me famë botërore Drake i ka vjedhur këngën.

Më herët Elinel ka thënë se e mori vesh rastësisht pasi të tjerë ia kishin dërguar këngën e Drake me ngjashmëri të madhe me këngën e tij të vitit 2012 dhe i kishin thënë ta publikonte.

Për këtë arsye, Elinel është shprehur se po mendonte të hapte një proces gjyqësor ndaj Drake për kopjim.

Ndërkohë i ftuar në emisionin “Mirage” ai tha se tashmë e ka hapur procesin gjyqësor dhe kur të merret ndonjë vendim do ta bëjë publike, sipas tij me siguri edhe Drake do ta bëjë publike.

Elinel shtoi se nëse fiton gjyqin me Drake do të marrë një sasi të konsiderueshme parash, aq sa mund të lerë muzikën përgjithmonë.

“Nëse jepet në favorin tim, mund të fitoj shumë para. Aq shumë sa mos të këndoj më kurrë, hiç, hiç…” – tha reperi gjatë intervistës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat