Afërdita Dreshaj bën ndryshimin e madh në pamje

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj bën ndryshimin e madh në pamje

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:37
Afërdita Dreshaj dhe Jakub

Dasma e këngëtares Afërdita Dreshaj me sportistin çek Jakub Kindl ishte një prej ngjarjeve më të përfolura gjatë këtyre ditëve. Më pas vëmendje të madhe mori edhe muaji i mjaltit, ku Jakub ia bëri surprizë bashkëshortes një udhëtim drejt Karaibeve.

Por tani ajo që bie në sy, është se Afërdita ka vendosur të bëjë ndryshimin e madh në pamje. Ajo ka bërë disa postime në “Instastory”, ku shfaqet në një sallon bukurie teksa parukieri po merret me flokët e saj.

Më pas odelja shfaqet tërësisht ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim këto kohë, me modelin e ri me flokë të shkurtër deri mbi supe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat