Rita dhe Dua përkrahin skuadrën e njëjtë në Kampionatin Botëror

Mediale Vip

Rita dhe Dua përkrahin skuadrën e njëjtë në Kampionatin Botëror

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:17
Rita Ora, Dua Lipa

Këto javë e gjithë vëmendja është drejtuar kah futbolli.

Tek qytetarët vërehet interes shumë i madh në përcjelljen e Kampionatit Botëror, “Russia 2018”.

Madje, edhe shumë prej fytyrave publike kanë treguar haptas se cilin ekip e kanë favorit për të fituar në këtë garë.

Derisa po zhvillohet ndeshja Suedi-Angli, këngëtaret e njohura shqiptare që kanë arritur famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë treguar përmes rrjeteve sociale se po përkrahin ekipin e Anglisë.

Kujtojmë që është shqiptarja, Era Istrefi ajo e cila do të performojë në finalen e Kampionatit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat