Komentuesja masakrohet në rrjet pas komentit ofendues për vajzën e Khloes
Khloe Kardashian u bë nënë e një vajzë vetëm pak kohë më parë, dhe fotot e vajzës ajo i poston shpesh.
Ama në një fotografi të saj ka komentuar edhe një fanse, e cila shkruante:
“Më duket mua apo True nuk është hiç e mirë (e bukur)?”
Nuk vonoi shumë dhe Khloe, si çdo nënë tjetër, i doli në mbrojtje së bijës.
“Cila maxhorene me pak respekt për veten do të komentonte paraqitjen e një fëmije? Çfarë lloj njeriu i neveritshëm je ti? Është patetike që ti je kaq e mjerë me jetën tënde.”iu përgjigj ylli i Kardashian – ve.
“Sinqerisht nuk e prisja që komenti im të shkaktonte kaq shumë reagime. Kërkoj ndjesë për çka bëra. Thashë diçka që nuk duhet ta kisha thënë. Nuk e mendova gjatë.”-ka shkruar komentuesja më vonë.