Kim Kardashian: Jam kursimtare

Mediale Vip

Kim Kardashian: Jam kursimtare

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 18:37
Kim Kardashian

Edhe pse zotëron një pasuri marramendëse, Kim Kardashian është shumë e kujdesshme në shpenzimet që bën. Ylli ka treguar se llogarit çdo shpenzim që bën, madje edhe kursen në shumë raste.

Në një artikull për sajtin “Wealthsimple”, nëna e tre fëmijëve ka treguar gjithçka rreth shpenzimeve që bën dhe faktin që nuk u plotëson fëmijëve çdo kapriço që kanë. “Shqetësohem kur i jap fëmijëve të mi më shumë se ç’duhet. Ne nuk bëjmë dhurata, ata duhet t’i meritojnë vërtetë ato”, rrëfen Kim.

Kim gjithashtu ka treguar se “armiku” më i madh është bashkëshorti Kanye West, i cili shpenzon jashtëzakonisht shumë. Ajo shton se kontrollon çdo shpenzim që bëhet në shtëpi, por i vetmi që nuk kontrollon dot është i shoqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat