Simona Ventura mesazh prekës në Instagram pas daljes nga spitali të të birit

Mediale Vip

Simona Ventura mesazh prekës në Instagram pas daljes nga spitali të të birit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:16
Niccolò Bettarini dhe Gerò Carraro

Fillimisht një postim i gjatë i Niccolò Bettarini, tani një postim i mamasë Simona Ventura, e cila shkruan: "Besoj se në jetë ekziston një pikë kthese....Një moment në të cilin kupton se një urë është prishur, një rrugë është pa dalje dhe gjendjesh para një muri."

Ajo që i ndodhi Niccolò-së ndryshoi familjen e saj.

Partneri i saj Gerò Carraro shkruan: "Falenderoj Zotin që mundëm ta kalonim këtë moment, duke u bashkuar edhe më shumë se më parë."

Kthesa për Simonën erdhi pas sulmit ndaj të birit, ashtu siç shkruan ajo vetë për ndjekësit e saj: "Unë pikën e kthesës e arrita mëngjesin e 1 korrikut, ndërkohë që udhëtoja. Është e vërtetë: këto janë telefonata që një nënë nuk duhet të marrë kurrë.

Gjithnjë e kam patur këtë frikë. Pak edhe për faktin se kam përjetuar drama të miqve të mi të aksidentuar dhe kam parë e ndjerë lotët e prindërve të tyre. Gjithnjë kam menduar se dhimbja më e madhe dhe e panatyrshme është të humbasësh një fëmijë.

Telefonata që i bëra Gero Carraro, vrapi nga Torino në Milano, përqafimi në spital me Nick dhe marrja vesh nga grupi i mrekullueshëm i mjekëve që biri im nuk ishte në rrezik për jetën!

Lotët e cclirimit, ardhja e Stefano Bettarinit dhe Nicoletta Larinit, prekja shpirtërore për faktin që të gjithë bashkë konstatuam një mrekulli".

“Zotria ynë Bettarini, pavarësisht 11 thikave, kishte mbijetuar me forcën e 19 viteve të tij, sepse Zoti i vuri një dorë mbi kokë, për fat, shumë herë ka qenë bujar me të,  vazhdon 'shfryrja' e Simona Venturës në Instagram.

Nuk do di të them, tani që gjithccka shkoi mirë, cilat janë emocionet e mia....inat, urrejtje, hakmarrje, mirënjohje, lumturi.

Arrij vetëm të them 'FALEMINDERIT'!

Di vetëm që zonja Vdekje me gjakmarrjen e saj falce, i dha një shuplakë familijes sonë të zgjeruar (me gjithë vështirësitë e saj) por e lumtur dhe e mirë dhe që sot gjeti një tjetër 'urë', një rrugë të re për të qëndruar të bashkuar dhe për të jetuar jetën.

Një jetë të re me ngjyra të reja!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat